Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë gjatë ditës së hënë të 24 qershorit.
Gjersa zyrtarët policorë ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, i dyshuari u kishte ofruar zyrtarëve policorë ryshfet.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.