Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Meqë takimi është i mbyllur, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Schallenberg do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas takimit me Gërvallen është paralajmëruar edhe konferencë për media.
Pos këtyre takimeve, Schallenberg do të takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Kryediplomati austriak më pas do të takohet edhe me kontingjentit austriak të KFOR-it.
Vizita e Schalenberg në Kosovë vjen pas asaj në Serbi.
Në takim me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviç, ai i ka shprehur këtij të fundit, nevojën për progres në dialogun Kosovë-Serbi, si gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal.
“Nëse flasim për siguri, normalizimi gradual i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është tejet i rëndësishëm. Jam i kënaqur që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se do të provonte të bënte progres [në dialog]”, ka thënë Schallenberg.
Schallenberg në nëntor të vitit të kaluar ishte takuar me kryeministrin Kurti, me të cilin kishin biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.