Kraki: Veriu bllokohej me dy vazo lulesh, prandaj lindi Asociacioni 

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki, ka shpjeguar se nevoja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe lindi nga një kontekst "brutal" në veri të Kosovës, ku situata ishte shumë e tensionuar dhe e paqëndrueshme

Profesori universitar, Nezir Kraki

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki, ka shtjelluar kontekstin se “kur ka lindur nevoja për Asociacion” dhe e ka krahasuar me kontekstin e tanishëm, që sipas tij, s’po i konvenon as Bashkimit Evropian.

“Veriu bllokohej me dy vazo lulesh”, kjo ishte gjendja sipas Krakit, kur lindi nevoja për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe.

Më fjalë të Krakit që ishte në lidhje direkte nga Parisi, ishte situata “brutale” në veri për serbët që solli idenë për një Asociacion.

“Edhe pse jemi krejt realisht, konteksti kur ka lindë atëherë nevoja për Asociacionin të komunave serbe ka qenë ai konteksti ku me dy vazo lulesh bllokohej gjithë veriu mbi urë, me dy kamionë bllokohej gjithë veriu. Ai konteksti i Radojçiqëve me shokë edhe shqiptarë, që kontrollonin dhe sabotonin edhe serbët lokalë edhe shtetin e Kosovës. Ka qenë kontekst brutal”, ka thënë Kraki në “FIVE” të Dukagjinit.

Me “veriun e çliruar” siç pretendojnë disa akterë të partisë të pushtet, Kraki thotë se nuk ka nevojë më për Asociacion dhe thekson se ky kontekst i ri nuk po i pëlqen as BE-së.

“Në kontekstin ri të njëjtit veri, nuk është më e njëjta pasqyrë, e njëjta fotografi, dhe çdo ditë që kalon nevoja për atë Asociacion po zbehet… dhe ma sa unë kam marrë vesh, ndryshimi i gjendjes në veri nuk është duke i konvenuar as BE-së, sepse nëse veriu normalizohet pa i dhënë diçka të madhe Serbisë, atëherë Evropa mendon që e humb karroqen e fundit që i ka premtuar si dëmshpërblim….”, ka shtuar Kraki.

Kraki ka disa fjalë edhe për takimin në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq teksa kritikon ndërkombëtarët se u bënë bashkë me Serbinë dhe dhunuan marrëveshjen franko-gjermane.

“Un pres aty që një vit që BE-ja ta sqarojë ku kanë mbetë hesapet. A e ka pranuar dikush atë marrëveshje apo jo. Këtë duhet ta kërkojë edhe zoti Kurti, pse të shkohet në Bruksel, s’shkohet shkohet aty të diskutohet as për sekuencimin, për mënyrën si të zbohet, sepse marrëveshja është edhe zyrtarisht është refuzuar nga Serbia. Tash ka qenë si rëndom shpesh, ka qenë absurde që t’i kërkohet që t’i implementojë disa pjesë të marrëveshjes që pala e tjetër e dhunon çdo ditë. Nuk ka sens juridik, as politik, as nuk mundet me u kuptu kjo qasje, me asnjë shkencë.

Janë dy palë që janë pajtuar mbi një tekst disapikësh, a duhet të zbatohet paralelisht, apo me sekuencim, nuk e di , por ka një vit që Kosovës i kërkohet me presione absurde që të bëjë  Asociacionin, kur Serbia vazhdon sabotimin më të gjitha mjetet, deri të sulmi terrorist e ushtarak mbi Kosovës… aq larg kanë shkuar disa ish- kundërshtarë të Serbisë e aleatë tonë, saqë u bënë me Serbinë në rastin e KiE-së dhe e dhunuar edhe ata bashkë me Serbinë marrëveshjen e propozuar nga gjermanët dhe francezët”, ka shtuar Kraki.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika