Tri bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur sot në fshatin Shakovicë të Podujevës, gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.
Këtë e kanë bërë të ditur Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se “në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Tutje thuhet se bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.