Yjet nuk i kanë pasur asnjëherë më afër e tanimë, për t’i parë ata do ta kenë edhe një adresë.
Kosova është bërë me observator dhe planetarium të parë të sajin.
E vendosur në Rashincë të Shtimes, observatori është i vendosur në një zonë e cila i përmbush të gjitha kushtet për funksionalizim të sajin.
Në hapësirën e tij, gjinden 10 teleskop dhe një planetarium i bërë enkas për të parë hapësirën në një dimension ndryshe.
E Profesori i astrologjisë dhe kryetari i AOK, Milaim Rashiti, vlerëson se një ambient i tillë i ka munguar vendit.
“E kam parë se astronomia nuk mësohet në libra, ajo është e mësuar në teori. Nëse ne nuk e praktikojmë atë me pamje vizuale, me trupa qiellor, me vrojtim teleskopa, është larmi tepër e thatë”, ka thënë Rushiti.
Ideja për ndërtimin e observatorit kishte marrë hapat e parë të jetësimit më 2020.
Megjithatë, Rushiti kishte qenë skeptik se pavarësisht nevojës, observatori do të hapej.
Kryesori ndër teleskopët mbetet ai 14 inç që ofron një përvojë unike në vëzhgimin e hapësirës nga afër, gjatë natës.
Aparatura mundëson që me observimin e dritës, të shikosh planetët në detaje, atëherë kur ato shfaqen në horizont.
Përpos teleskopit 14 inç, hapësira përmban edhe planetariumin e saj, e cila mundëson të shikosh hapësirën në 3D.
Megjithëse tanimë i kompletuar, Rushiti përsërit porosinë e tij për qytetarët.
“Tash e tutje observatori është i hapur dhe mund të vijë çdo qytetar që është i apasionuar nga astronomia dhe që ka dëshirë ta shoh universin edhe prej qiellit të Kosovës”, ka shtuar Rushiti.
Ndërtimi i Observatorit është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes në vlerë prej 310.000 eurosh.
Observatori është i hapur për vizitorë nga 20 qershori, në orare të ndryshme të njoftuara në llogarinë në rrjetet sociale.