Krasniqi në Drenas: U jemi mirënjohës përgjithmonë edhe miqve tanë ndërkombëtarë

Të martën e 14 qershorit,, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë vizituar varrezat e dëshmorëve në Drenas. Krasniqi ka thënë se është mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së dhe miqëve ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë për çlirimin e vendit

Vizita e kreut të PDK-së, Memli Krasniqit në Drenas

Për nder të 23-vjetorit të Çlirimit të qyetit të Drenasit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek varret e dëshmorëve së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pamje të vizitës

“Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se janë mirënjohës edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat iu bashkuan në misionin për çlirimin e vendit.

“Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit”, ka përfunduar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Pamje të vizitës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika