Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës

FOTO:AFP

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer 90 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët të martën, më 25 qershor.

Ky është këmbimi më i madh mes dy shteteve në pothuajse pesë muaj.

Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 këmbime të të burgosurve qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar marrëveshjen e fundit për këmbimin e të burgosurve.

“Sot, 90 qytetarë tjerë tanë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga robërimi rus”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne nuk i harrojmë të gjithë njerëzit tanë që janë nën robërimin rus. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, shtoi ai.

Rusia tha se 90 ushtarët e saj “që ishin në rrezik për jetë gjatë mbajtjes në robëri, janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”, raporton REL.

Të burgosurit e liruar rusë më pas do të dërgohen në Moskë “për trajtim dhe rehabilitim”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, duke konfirmuar se Rusia ka liruar në këmbim 90 ushtarë ukrainas.

Në këmbimin e fundit, që ndodhi në fund të majit, Moska dhe Kievi këmbyen 75 të burgosur. Edhe ai këmbim u realizua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, në shkurt të dyja palët thanë se kanë këmbyer 100 të burgosur, në këmbimin e parë të të burgosurve që kur Moska akuzoi Kievin për rrëzimin e një avioni që bartte ushtarë ukrainas të zënë rob.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika