Osmani uron shefin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë bashkë për avancimin e Kosovës në NATO

“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani për zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm në NATO, Mark Rutte.

Presidentja Vjosa Osmani ne X

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm në NATO, Mark Rutte.

Osmani, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.

“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në X.

Ajo po ashtu tha se bashkëpunimi i fortë me NATO-n do të vazhdojë edhe me sekretarin e Përgjithshëm Rutte.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika