Disa persona marrin tretman mjekësor – Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri rreth orës 01:15 në mëngjesin e së mërkurës në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija”, në Prishtinë

Fotografi ilustruese vetura duke u djegur

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri rreth orës 01:15 në mëngjesin e së mërkurës në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija”, në Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka deklaruar se disa persona kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të tymit dhe panikut.

“Rreth orës 01:15 është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën ‘Ali Vitija’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku. Përveç dëmeve materiale, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa Mal Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë vetura kanë qenë të përfshira ndërsa tri prej tyre janë dëmtur tërësisht.

“ Pas njoftimit të PK-së, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në këtë zone. Rreth gjashtë vetura kanë qenë të përfshira në këtë rast, ndërsa tri prej tyre janë dëmtuar 3 prej tyre tërësisht. Numri i të lënduarve rreth 30 persona”, ka thënë Gashi.

Dea Dedinca, gazetare nga videolidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” ka thënë se sipas banorëve intervenimi ka qenë i vonshëm.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika