Borrell para takimit në Bruksel: Sot duhet të hedhim hapa tutje për zbatimin e Marrëveshjes Bazë

"Zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë, shpresojë që sot definitivisht të diskutojmë dhe të hedhim hapa konkretë përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo që është arritur duhet të zbatohet", ka deklaruar Borrell para takimit Kurti - Vuçiq në Bruksel

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka thënë se shpreson që pas këtij takimi të zbatohet Marrëveshja Bazë, për të cilën, Kosova e Serbia janë zotuar.

Në një konferencë për media, kryediplomati evropian tha se shpreson që sot të hidhen hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë, shpresoj që sot definitivisht të diskutojmë dhe të hedhim hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo që është arritur duhet të zbatohet”, ka deklaruar Borrell.

Borrell ka theksuar se ka pasur mungesë gatishmërie nga të dyja palët për përparim në dialog.

“Në dialog nga palët ka pasur mungesë përkushtimi, mungesë përparimi, mungesë implementimi e vullneti për të arritur konsensus”, ka vijuar Borrell.

Kryediplomati evropian tutje ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është në zemër të angazhimit të BE-së për Ballkanin, si dhe normalizimi i raporteve është i lidhur ngushtë me rrugën e anëtarësimit në BE.

Sipas Borrellit, do të ketë emra të tjerë si përfaqësues në BE por konkluzat dhe pritjet e bllokut nuk do ndryshojnë duke theksuar se “Zotimet dhe obligimet e Kosovës dhe të Serbisë nuk do të ikin”.

“Për pak muaj do të ketë njerëz tjerë emra tjerë në vendin tonë, por marrëveshjet, konkluzat dhe pritjet e BE-së s’do të ndryshojnë. Shtetet anëtare s’do të ndryshojnë. Zotimet dhe obligimet e Kosovës dhe të Serbisë s’do të ikin. Të gjithë do të presin nga kapacitetet dhe vullnetin e kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë të sigurojnë të ardhme më të mirë evropiane për popujt e tyre”, ka theksuar kryediplomati evropian.

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin, ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika