Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell fillimisht ka mbajtur takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa, tashmë është duke mbajtur takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton BE-ja.
Pas takimit të kryediplomatit evropian me liderët, pritet të nisë takimi trepalësh.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka thënë se shpreson që pas këtij takimi të zbatohet Marrëveshja Bazë, për të cilën, Kosova e Serbia janë zotuar.
Në një konferencë për media, kryediplomati evropian tha se shpreson që sot të hidhen hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë, shpresoj që sot definitivisht të diskutojmë dhe të hedhim hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo që është arritur duhet të zbatohet”, ka deklaruar Borrell.