Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm për një takim trepalësh në Bruksel.
Borrell ka theksuar se kryeministri Kurti paraqiti tre kushte, një nga to edhe dorëzimin e Milan Radojçiqit.
Ai ka deklaruar se pas takimeve dypalëshe nuk është arritur asnjë përparim konkret për normalizimin e marrëdhënieve.
“Kurti e Vuçiq kanë parashtruar pikëpamjet e tyre, dhe kanë sqaruar qëndrimet e tyre sesi të shkohet përpara deh si procesi të ecë para. Diskutimet ishin të vështira siç kanë qenë gjithmonë dhe në fund nuk ka pasur një takim trepalësh, Kosova nuk ishte e gatshme për sot, Serbia ishte gatshme ta bënte këtë por duhet dy persona për një tango duhet dy veta për t’u ulur në tavolinë për ta vazhduar dialogun. Për fat të keq asnjë pirogës për normalizim nuk mund të arrihet sot”, ka deklaruar Borrell.
Borrell përmendi kushtet e Kurtit gjatë një konference për media, duke përfshirë formalizmin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës zyrtare nga Ana Bërnabiq dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.
“Kurti paraqiti tri kushte, po citoj, e para, formalizmi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, ka thënë tutje Borrell gjatë një konference për media.
Po ashtu, Borrell ka theksuar se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti.