Ushtrisë së Kosovës gjatë ditës së sotme do t’i shtohet edhe një numër i ushtarëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK], duke filluar nga ora 09:45 do të betohen kadetët e gjeneratës së 2024-tës. Ky organizim mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në ceremoni, përveç familjarëve, do të marrin pjesë udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.