Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përfshirjes nga zjarri një veturë si dhe janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera në Prishtinë.
Në raportin ditor të PK-së bëhet e ditur se zjarri ka ndodhur në një podrum të përbashkët të tri objekteve banesore në rrugën “Ali Vitija”, në Prishtinë.
Policia rastin e ka cilësuar rastin si “ zjarrvënie/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
“Eshtë raportuar se është përfshirë nga zjarri një podrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë , janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti”, thuhet në raport.
Tutje thuhet se rasi është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
Disa persona marrin tretman mjekësor – Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë