Gjatë ditës së djeshme Aleksandër Vlajiq i dyshuar për spiunazh është arrestuar në regjionin e Mitrovicës pas një periudhe hetimore disamujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.
Pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, ka reaguar njohësi i sigurisë, Agim Musliu.
Musliu përmes një postimi ka shkruar se Insituti Ocktopus ka zbuluar se Vlajiq ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.
“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu në “X”.
LEXO MË SHUMË: Arrestohet një person për spiunazh në Mitrovicë
Arrestimi i Vlajiqit ka ardhur pas informacioneve të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ky mekanizëm i sigurisë, ka bërë që më pas, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.
Another arrested for #espionage in #Kosovo. This time the arrested person is a Serb (Aleksandar Vlajic), who once served in the intelligence of the Kosovo Police. @iskhoctopus finds out that Vlajic shared informations to the #BIA #Serbia, and had a large network of information… pic.twitter.com/aDiqC9lZOa
— Agim Musliu (@agim_musliu) June 26, 2024