Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA ka vizituar zyrtarët policorë në veri të vendit, përkatësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë.
Hoxha vizitoi dhe vuri kurorë me lule në vendin e rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi.
Në takim Hoxha ishte i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Fehmi Hoti dhe Atasheu Kimberly Riffe, DOJ-ICITAP pranë Ambasadës Amerikane.
Siç njofton policia, Hoxha ka biseduar me policët të cilët ishin në kryerje të detyrës në lidhje me gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe të aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.
“Drejtori HOXHA bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndër të tjera, në takimin me policët, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave “duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit”.
Po ashtu, delegacioni nga Prishtina u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri, Veton Elshani, i cili i njoftoi eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.
Më 24 shtator, ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës atje, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Serbia mohoi çdo përgjegjësi në lidhje me këtë sulm.