Nga “Rojet e Urës” te Inteligjenca kosovare: Spiuni që “tentonte” të fuste Kosovën në konflikte me ndërkombëtarët?

Aleksandër Vlajiç, një ish-polic dhe ish-pjesëtar i grupit kriminal "Rojat e urës," u arrestua nga Policia e Kosovës për aktivitetet e tij të spiunazhit

Serbi, Aleksandër Vlajiç, u arrestua gjatë së mërkurës nga Policia e Kosovës nën dyshimet për spiunazh, pas informacioneve që pasuan nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Por, kush është Aleksandër Vlajiç?

Ish-hetuesi i Policisë, Murat Mehmeti, ka treguar se Vljaiç ka kaluar nga grupi kriminal “Rojet e urës” në Policinë e Kosovës, në fillim të viteve 2000.

“E kemi pasë koleg së paku 5 vjet. Diku kah viti 2002 është kyçur në polici si ish-pjesëtar i Rojës së Urës. Dhe gjatë verifikimit është bërë gabime, dikush nuk e ka bërë punën mirë, ma vonë është akomoduar mirë duke iu falënderuar menaxhmentit të dobët që e ka pasur policia atëherë edhe ka arrtitë me punu në inteligjencën regjionale për shumë vite. Ky person në gjuhën popullore s’ka qenë burim vetëm për një shërbim për çka pretendohet”, ka thënë Murati në Radio Dukagjini.

Ai kishte kaluar në Inteligjencën për veriun e vendit për disa vite tregon Murati, teksa shton se rreth vitit 2010, Vlajiç u largua edhe nga Policia e Kosovës.

Murati tregon se puna e Vlajiçit ishte të krijonte konflikte në mes të Kosovës dhe shteteve mike të saj.

“Nga viti 2009-10 është heqë prej Inteligjencës, pastaj është transferuar në Zubin dhe më vonë është larguar krejt. Unë besoj që strukturat tonë të sigurisë edhe pak më herët e kanë trajtuar këtë person, por relativisht dëmi më i madh ka qenë që ka bërë brenda tek shtete të huaja, që janë mike, është munduar të krijojë konflikte. Ndërsa atje për çka e kanë arrestuar këta, atje s’ka pasë ndonjë besim të madh, sepse e njoh, ata kanë shumë të besueshëm të tjerë se ky”, ka shtuar Murati.

Ish-hetuesi Murati tregon se edhe në vitin 2023 Vlajiç spiunonte për Kosovën në Beograd.

“Unë kom pasë informacion në 2003 më kënd po kontakton, e di me emër me mbiemër, kujt i ka jep letra, në kohën time sa kam operuar andej e di që dikën afër tij e kam angazhu dhe dikush ka qenë prezent edhe më ka tregu se çka po iu jep dhe nuk është asgjë për t’u habitur”, ka thënë ndër të tjera Murati.

Siç ka mësuar Televizioni Dukagjini, në gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qytetarë serbë, të cilët kanë punuar në organizata ndërkombëtare në Kosovë.

Aleksandër Vlajiç ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika