Selmanaj: Kushtet që i paraqiti Kurti për takim me Vuçiqin ishin për konsum të brendshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se kushtet të cilat kryeministri Albin Kurti i paraqiti për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel kanë qenë vetëm për qëllime të brendshme elektorale.

Sipas Selmanajt, ato kushte do të mund të paraqiteshin edhe nga Kosova.

“Është taktizim i radhës i kryeministrit Kurti për konsum të brendshëm. Nuk është hera e parë që kryeministri Kurti vendos kushte dhe pastaj i shkel. Ato kushte ka mundur t’i paraqesë edhe nga Kosova. Është taktizim për qëllime të brendshme elektorale”, ka deklaruar Selmanaj.

Po ashtu, ai ka thënë se arsyeja e lëshimit të seancës plenare është mosgatishmëria e mazhorancës që t’i votojë projektligjet që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një agjende e cila duket që është e shumicës parlamentare, që të votojë ligje ose të marrë vendime që janë në shpërpushje me agjendën tonë dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kemi një përpjekje të mazhorancës që nga viti 2021 që të kapë tri segmente të rëndësishme të shtetit. Kjo qasje për LDK-në është qasje kundër procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Bashkë me BE-në dhe miqtë tanë jemi në të njëjtën linjë se tri ligje janë kundërkushtetuese. E para ka të bëjë me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Ka pasur përpjekje të qeverisë për ta kapur KPK-në. E dyta ka të bëjë me Komisionin e Pavarur për Media. Po rrezikohet një sektor shumë i rëndësishëm. E treta ka të bëjë me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Përsëri po sillen ndryshime të cilat prekin pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit civil”, ka vijuar Selmanaj.

Ndryshe, dje pas takimit që pati kryediplomati evropian, Josep Borrell me Kurtin e pastaj me Vuçiqin tha se nga Kurti është kërkuar që marrëveshja bazë të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e 13 dhjetorit e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiq në Kosovë si kusht që të diskutojë me Vuçiqin tutje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika