Ish-kryetari i Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka theksuar se Qeveria Kurti me Ligjin për Byronë nuk ka menduar për reformë, por synimi ishte kapja e sistemit të drejtësisë

Me Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin Kushtetuesja e ka vlerësuar si antikushtetues, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka menduar për reformë, por qëllim ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë.

“Te ne më shumë paret vijnë kesh, rrallë mund të ndodhë që vijën përmes bankës, edhe tash është kriju një pasuri. Edhe anëtarët e familjes së ngushtë janë në kontrollin nën hetimin e kësaj Byroje… Kur bashkëpunon me opozitë edhe vijnë në koordinim pozitë – opozitë, me sjellë një ligj të tillë, atëherë kemi me pasur sukses, atëherë kemi reformë. Se këtu reforma nuk është fol, por këtu reforma folët vetëm sa i përket populizmit, sepse këtu s’ka qenë qëllimi për reformë. Qëllimi ka qenë me kap sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar Shala për emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se është një dëm i madh për drejtësinë, por edhe për shtetin që një kryeministër nuk i beson sistemit gjyqësor.

“Sepse gjithmonë frikën e ka jo ata para 20 vjetëve, sot kanë menduar që kanë shkuar 5 me 4, por unë mundem me thënë se i keni emëruar qetash dy apo tre gjyqtar, domethënë votat e juaja i keni. Kjo është ajo që kur nuk ke besim në institucion, je kryeministër e nuk i beson sistemit gjyqësor është shumë dëm i madh për gjyqësorin, por edhe për shtetin”, ka thënë tutje Shala.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika