Kërkohet paraburgim ndaj ish-zyrtarit policor serb të dyshuar për spiunazh

Dikur veshur mbante uniformën e Policisë së Kosovës por sot, Aleksandër Vlajiq gjendet prapa grilave.

I njëjti po dyshohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “spiunazh”, të cilën sipas informacioneve të Dukagjinit, e ka bërë duke i dërguar informacione BIA-s serbe.

Ndaj të njëjtit, tanimë nga ana e Prokurorisë është bërë kërkesa për paraburgim.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kundër të pandehurit: A.V. i ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” nga neni 124 par. 3 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së”.

Seanca dëgjimore për rastin do të mbahet nesër.

E sipas njohësve të sigurisë, ndikimi i personave siç është Vlajiq nuk ka qenë i ulët.

“Së shpejti do të dihet pse një pjesë e shoqërisë civile serbe në Kosovë ka qenë kaq destruktive, duke raportuar negativisht për jetën multietnike në Kosovë! Prisni derisa të vërtetohet kjo, kur do të gjykohet agjenti i shërbimit sekret serb, Aleksandar Vlajic. si pjesë e BIA-s së Serbisë, jo vetëm që mori inteligjencë nga disa përfaqësues të OJQ- ve serbe, por këto OJQ gjithashtu shërbyen si agjentë të ndikimit për narrativën e BIA-s . Spiuni i BIA- s ka pasur lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri të Kosovës, me Policinë e Kosovës, mediat serbe etj”, ka thënë eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Megjithatë, të tjerë vlerësojnë se institucionet kosovare po dëshmojnë profesionalizëm.

“Arrestime si ky janë një dëshmi që institucionet tona të sigurisë janë më aktive dhe me profesionale. Besoj që ka pasur spiun edhe në të kaluarën por, fatkeqësisht Kosova si shtet i ri nuk i ka pasur mundësitë t’i luftojnë personat që kanë bërë spiunazh dhe kanëE rrezikuar sigurinë kombëtare. Mendoj që është shenjë e mirë që po dëshmon se mund t’i kapë ata që punojnë në dëm të Kosovës dhe t’i vendosë para drejtësisë”, ka thënë ish-hetuesi, Naser Sopjani.

Vlajiq dyshohet të ketë krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, në të cilin rekrutonte kryesisht qytetarë serbë, punëtorë në organizata ndërkombëtare në Kosovë.

I njëjti gjithashtu kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanoviq, të cilin e kishte informuar në vazhdimësi për zhvillimet në veri të vendit.

Pos, kësaj sipas burimeve të Dukagjinit, të afërta me zhvillimet në një rast ai kishte zbuluar emrin e një zyrtari të AKI-së gjatë kohës sa ishte në detyrë në Policinë e Kosovës, dhe emrin e të njëjtit e kishte dërguar te BIA serbe.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika