Mehmetaj shprehet i bindur se spiunazhi i Serbisë shkon deri te Qeveria e Kosovës

Lirim Mehmetaj, gazetar

Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur i bindur se niveli i spiunazhit të Serbisë në Kosovës shkon deri te nivelet e Qeverisë së Kosovës.

“Jam i bindur, por s’kam fakte sa me i raportu se Niveli i spiunazhit të Serbisë në Kosovë shkon deri në Qeveri, jam krejtësisht i bindur”, tha Mehmetaj në “Debat Plus”.

Mehmetaj tha se është e rëndësishme që figura të rëndësishme brenda sistemit në Kosovë duhet të demaskohen nga institucionet e sigurisë.

“Unë ka me kuptu se kjo ndërmarrje e zbulimit të spiunëve kur t’i shohim figurat e rëndësishme brenda sistemit duke u demasku. Po gëzohem që i paskan në survejim, pikat shqiptare të lidhjes së tij se pa dyshim ka shumë. Pas vitit 2004, të trazirave, Serbia ka humb shumë prej resurseve të veta në Kosovë. BIA e ka pasur një operacion Ringjallja, një prej elementeve ka qenë rikonstaktimi i personave që kanë qenë më herët, apo nëse nuk janë më, ata i familjarëve të tyre për me rifunksionalizu rrjetin që e kanë pasur në Kosovë. Një pjesë e atyre e di që janë me role të rëndësishme në Kosovë. Shpresoj që AKI ka me zgjeru hetimin edhe vetë dhe ka me qenë funksionale”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika