Spotify fshin këngët e faqet e artistëve rusë që mbështesin luftën në Ukrainë

Spotify ka fshirë këngët dhe faqet e disa artistëve rusë që mbështesin luftën në Ukrainë, pas vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Evropian

Foto ilustrim

Spotify, platforma më e madhe për transmetimin e muzikës në botë, ka fshirë këngët dhe faqet e disa artistëve rusë që mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Ky veprim vjen pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj disa prej këtyre artistëve.

Ndër artistët e prekur janë Shaman (Yaroslav Dronov), Chicherina, Polina Gagarina, Grigory Leps, Oleg Gazmanov dhe grupi i rokut Lyube, sipas kanalit në Telegram, Rodnoy Zvuk, transmeton REL.

Në fillim të kësaj jave, BE-ja vendosi sanksione kundër Polina Gagarinas dhe Shamanit. Ndërkohë, Chicherina, Gazmanov dhe lideri i Lyube, Nikolai Rastorguev, u sanksionuan nga BE-ja në tetor 2022, ndërsa Leps në dhjetor të po atij viti.

Spotify i dha fund veprimtarisë së vet në Rusi në prill 2022, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022, dhe oresidenti rus, Vladimir Putin, e quan atë “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi ka reaguar ndaj Rusisë duke vendosur sanksione të ashpra që kanë goditur ekonominë e këtij shteti.

Si pasojë e luftës, mijëra persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika