Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke bërë kalkulime zgjedhore dhe të votave me temat e mëdha që po merret.
Në linjë të kësaj, Ahmeti ka bërë komentuar mostakimin e Kurtit me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se më mirë i pari i Vetëvendosjes të ishte i sinqertë me popullin dhe t’i lërë anash kalkulimet.
“Po bën kalkulim zgjedhor dhe të votave. Unë e kuptoj që janë zgjedhjet dhe është legjitime që secila parti të mendojë për vota. Por nuk mendoj që nuk ia kanë lënë shenjë shumica e këtyre ndryshimeve të qëndrimeve. Ma mirë do të ishte i sinqertë dhe të dalë e të thotë kështu kam menduar, kështu ia kemi bërë”, tha Ahmeti në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.
Ahmeti theksoi se ndonjëherë është e nevojshme të pranohet realiteti dhe të komunikohen qartë qëndrimet dhe veprimet.
“Ky është realiteti sepse shqiptarët nuk janë njerëz budallë e jologjikë. Po ti sot mundesh me më thënë po të isha unë kryeministër do të shkoj deri të molla e kuqe. Po, unë e admiroj atë farë idealizimi, po e di që s’mund e bën atë punë”, ka shtuar Ahmeti.
Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, ishin tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb.
Ahmeti ka theksuar se për një kohë të gjatë, vëmendja publike ka qenë e përqendruar vetëm në çështjet që lidhen me Serbinë, luftën dhe sulmet e mundshme, duke anashkaluar diskutimet për çështje të tjera të rëndësishme si arsimi e shëndetësia.
“Në këto situata ne kemi jetuar më një çështje dhe vetëm një çështje në agjendën publike, Serbia, lufta, sulmi potencial dhe nuk e di a e kanë bërë me qëllim ajo s’kemi fol as për universiteti, as për çerdhe, as për qenin topall të QKUK-ja, as për sigurimet shëndetësore. Krejt këto janë gjëra që unë kisha pas qejf me i diskutu sesa dinarin”, ka shtuar Ahmeti.