Spanca: Në “Trepçë” i kemi ngritur 17 çështje në aspektin e raportimit financiar

Sa i përket ndërmarrjeve publike, Spanca si më sfiduese e ka përmendur rastin e "Trepçës" duke thënë se kjo ndërmarrje ka nevojë të domosdoshme të forcojë kontrollet në raportimin financiar dhe udhëheqjen e aktiviteteve në pajtueshmëri me ligjet

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka dhënë detaje në lidhje me rezultatet e auditimit në nivel vendi për vitin 2023.

Ajo bëri më dije se deri tani janë kryer dhe publikuar 115 raporte të auditimit, prej tyre 85 për Pasqyrat Vjetore Financiare të Organizatave Buxhetore, 13 të ndërmarrjeve publike dhe tetë auditime të performancës dhe teknologjisë së informacionit.

Në emisionin “FIVE”, Spanca ka thënë se ndonëse 900 rekomandime janë dhënë një vit më herët, vetëm mbi 40% prej tyre janë zbatuar.

Spanca ka thënë se procesi i auditimit ka evidentuar mangësi në shumicën e institucioneve në fushën e raportimit financiar po ashtu edhe në kuadrin e pajtueshmërisë ligjore duke theksuar se janë dhënë 63 opinione të pamodifikuara, 40 të kualifikuara si dhe katër opinione të kundërta.

Sa i përket ndërmarrjeve publike, Spanca si më sfiduese e ka përmendur rastin e “Trepçës” duke thënë se kjo ndërmarrje ka nevojë të domosdoshme të forcojë kontrollet në raportimin financiar dhe udhëheqjen e aktiviteteve në pajtueshmëri me ligjet, pasi që është dhënë mendim i kundërt edhe për PVF-të edhe për pajtueshmërinë me kornizën ligjore.

“Tek Ndërmarrja publike “Trepça”, gabimet ishin materiale, mosregjistrimi i pasurisë, sa i përket raportimit financiar. Në Trepçë kemi pasë 17 cështje në aspektin e raportimit financiar”, ka deklaruar Spanca.

Ndërsa sa i përket nivelit qendror, ajo ka përmendur disa ministri që sipas saj janë gjetur mangësi sa i përket prokurimit publik e pasqyrave financiare, si Ministria e Kulturës, e Arsimit dhe Infrastrukturës.

Ndërsa në nivelin lokal, për herë të parë Spanca ka thënë se ZKA-ja ka dhënë konkluzion të kundërt për komunën e Prishtinës dhe Vushtrrisë pasi sipas raportit këto dy komuna gjatë vitit 2023 nuk kanë kryer aktivitetet e tyre në pajtueshmëri me ligjin.

Përderisa, sa i përket mendimit nëse komunat kanë kryer aktivitetet e tyre në pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi, Spanca ka theksuar se për tri  komuna është dhënë konkluzion pozitiv, për 33 të tjera konkluzion i kualifikuar që do të thotë se jo të gjitha aktivitet komunave ishin udhëhequr dhe kryer në pajtueshmëri me kornizën ligjore.

Ndërsa komunat si Dragashi, Mamusha dhe Juniku sipas Spancës kanë marrë opinion të pastër.

Spanca ka theksuar se në lidhje me këto raporte në nivel vendi bashkëpunojnë gjithmonë me ndërkombëtarët.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika