Një person raporton se i hedhën mjet shpërthyes në afërsi të lokalit, policia nis hetimet

Foto ilustruese

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa të panjohur i kanë hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të lokalit të tij në Zubin Potok.

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal ku edhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty.

Materiali shpërthyes që është hedhur sipas policisë dyshohet të jetë granatë dore.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për të lënduar, teksa policia ka nisur hetimet.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika