Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se i ka pasur dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtjësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”.
Ajo ka takuar ish-sekretaren e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton e ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera nga mbarë bota.
“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani tha se Republika e Kosovës do të “qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.”