Kosova me deficit tregtar -2.9% krahasuar me vitin e kaluar

Kosova ka një deficit tregtar prej -2.9% nëse krahasohen muajt maj të vitit 2023 dhe 2024 sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, me një minus prej 2 milion e 15 mijë në 2024-n, nga 1 milion e 860 mijë euro sa ishte në 2023-tën, ekonomistët thonë se kjo po ndodh shkaku i intersesit të institucioneve të Kosovës për ta mbushur arkën e shtetit përmes doganës, kurse pozitive e shohin rritjen e eksportit me vendet e BE-së në 33%

Se Kosova vazhdimisht importon më shumë sesa që eksporton tashmë dihet.

Megjithatë, kjo edhe po thellohet nga viti në vit.

Nëse krahasohet muaji maj i 2023-s me atë të 2024, Kosova ka deficit prej -2.9%.

Nga minusi prej 1 milion e 860 mijë euro në maj të 2023-s, shkoi në minus 2 milion e 15 mijë në 2024-n.

Kjo sipas ekonomistit Mustafë Kadrijaj, po ndodh si pasojë e politikave qeveritare, pasi që provojnë të mbushin arkën e shtetit përmes doganës.

“Institucionet e Kosovës dhe qeveritë vazhdimisht kanë zgjedhur formën më të lehtë ta mbushin arkën e shtetit që ndodh përmes doganës, kur flasin në tërësi është dëmtim i prodhimit vendor dhe ngulfat prodhimin vendor”, ka thënë Mustafë Kadrijaj, profesor universitar.

Kosova importin më të madh të saj e ka nga 27 vendet e BE-se me një përqindje prej 45%.

E që partneri kryesor ndër to mbetet Gjermania me 14%.

Nga vendet e CEFTAS-s më së miri qëndron Shqipëria me importe.

Kurse, rënien më të madhe e ka Serbia që nga maji i 2023-s me 5.3% në 2024-n, ka rënë në vetëm 1.5% të importit të Kosovës për muajin maj.

Megjithatë, në krejt këto shifra, ekonomisti Uran Radoniqi sheh diçka pozitive.

“Nëse krahasojmë dy muajt e këtyre dy viteve shohim se Kosova nuk qëndoron mirë me eksporte, por pasi deficit tregtare eshte shumë i madh, mirëpo përparësia e këtij raporti është që eksporti rreth Bashkimit Europian është rritur në rreth 30%,  që është 4% më shumë se majin e vitit të kaluar, Uran Radoniqi, ekonomist.

Edhe tek eksportet Shqipëria zë vendin e parë,  që përbën 18% të eksportit të shtetit të Kosovës, e pasuar nga Maqedonia e Veriut me 16.1%

Vendet CEFTA-së përbëjnë 46.4% total të eksportit.

E vazhduar nga 27 vendet  Bashkimit Europian, ku edhe këtu prinë Gjermania me 11%.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika