Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sot luajnë ndeshje futbolli

Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën

Ndeshje e futbollit te deputeteve. Foto: Kuvendi i Kosoves

Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se loja në fjalë do të zhvillohet në Stadiumin “Kampi Nacional” në Hajval.

“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

“Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika