Nga “zakoni” i Kadaresë që të shkruante në kafene, te batuta e fundit që ia tha Blendi Fevziut 

Gazetari Blendi Fevziu kujtoi takimin e tij të fundit me Kadarenë, ku shkrimtari kishte thënë me humor se ishte bërë si personazhet e tij. Ndërsa, publicisti Agim Vinca tregoi se Kadareja e kishte zakon të shkruante në kafene

Sot, shqiptarët humbën një nga shkrimtarët më të shquar, Ismail Kadarenë. Vdekja e tij u lajmërua në mëngjesin e hershëm, duke sjellë hidhërim dhe reflektim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë shqiptare dhe botërore.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, gazetari Blendi Fevziu kujtoi takimin e tij të fundit me Kadarenë, më 15 mars.

Fevziu ndau një moment të veçantë, ku Kadareja, me humorin e tij të hollë, i kishte thënë: “Jam bërë sikur personazhet e mi”. Fevziu ia kishte kthyer batutën, duke i thënë “nëse do arrish një nga personazhet tua do të ishte fati i madh, por kam frikë se gjitha jetën Ismaili nuk do të arrijë personazhet e Ismailit…”

Fevziu ka treguar se Kadare ka qenë një frymëzim për të, teksa ka shtuar se kolosi i letrave shqipe është intelektuali më i madh që ka pasur toka shqiptare.

“Takimin e fundit e kam pasur më 15 mars, në atë vendin ku ai rrinte zakonisht. Kam postuar edhe një video në rrjetet socialen nga ky takim. Dhe kam thënë atë që kam thënë sot që ka qenë një nga njerëzit që ka influencuar më shumë në jetën time… Ky ka qenë takimi im i fundit, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, nuk fliste shumë, por ishte një takim i këndshëm edhe në momentin e parë, batuta dhe mënyra si më foli, ishte shumë interesante”, ka thënë ndër të tjera Fevizu.

Publicisti Agim Vinca, gjithashtu, foli për ndikimin e madh të Kadaresë në jetën dhe kulturën shqiptare.

Vinca tregoi se Kadareja kishte zakon të shkruante në kafene, si në Tiranë ashtu edhe në Paris.

“Largimi nga kjo botë i shkrimtarit të madh Ismail Kadare më erdhi sot rreth orës 09:00, nga një mik i imi, me mesazh. Më befasoi, më tronditi. Dhe me duket e pabesueshme, sepse deri vonë Kadareja mbahej relativisht mirë për moshën që kishte. Dhe i njëjti person që ma kumtoi lajmin, më tha se një javë më përpara është parë në një kafene në Tiranë, ku ai e kishte zakon të dilte. Sepse Kadareja edhe më përpara, kur ishte në moshë më të re, zakonisht shkruante nëpër lokale, dhe në Tiranë dhe në Paris. Ky ka qenë një nga zakonet e shkrimtarisë së tij. Në Paris e ka pasë një kafe, afër Sorbones… e ka pasur tavolinën e vet, unë e kam vizituar në vitin 2002 kur kam qenë në Paris. Tashti njerëzit janë të vdekshëm dhe më të mëdhenjtë. Dhe një ditë largohen nga kjo botë… vepra e tij letrare është e madhe, kolosale, është një korpusi i madh veprash, fillimisht poetike, pastaj në prozë, tregime novela e sidomos romanësh…”, ka thënë Vinca për Radio Dukagjinin.

Kadare ishte një nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë dhe një nga figurat kryesore letrare në botë. Ai është i njohur për romanet, tregimet dhe esetë e tij, që shpesh ndërthurin tema historike dhe politike me elemente të mitit dhe të folklorit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika