Sa mund të dënohet vajza e cila dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm?

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë [dje], fillimisht një grua ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se ka kryer një abort në mënyrë të paligjshme. Dhe pastaj, sipas raportit të PK-së, janë arrestuar dy gra si të dyshuara për kryerjen e një aborti-ndërprerje e shtatzënisë në mënyrë të paligjshme.

Avokati, Florim Shefqeti, ka thënë se prej 6 muaj deri në tri vjet pritet të jetë dënimi ndëshkues ndaj veprës penale “Ndërprerje e shtatzënisë”, respektivisht për vajzën e cila dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm.

Shefqeti në emisionin “Rreth e Rrotull” tha se e dyshuara nga Podujeva dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “ndërprerje e shtatzënisë” si dhe “vrasje e rëndë”, pasi fëmija përkon të jetë i moshës më i rritur sesa përkon ligji për abort.

“Përpos veprës penale të ndërprerjes së shtatzënisë dhe vrasja e rëndë, në parim flasim për atë se çka kemi parë në media dhe se rastet e tyre janë komplekse në aspektin e hetimit të tyre dhe personi në fjalë ka qenë i moshës madhore, dhe së dyti fëmija ka qenë përtej fazës që i është lejuar të ndërpritet shtatzënia. Kodi Penal në nenin 178 e ka sanksionuar këtë vepër penale dhe ka përcaktuar dënimin prej 6 deri në 3 vite burgim. Kemi një ligj për ndërprerjen e shtatzënisë. Në nenin 5 të Ligjit për ndërprerjen  e shtatzënisë, deri në javën e 10-të”, shtoi Shefqeti.

Shefqeti theksoi se në bazë të ligjit, ndërprerja e shtatzënisë lejohet vetëm deri në javën e dhjetë ose respektivisht me rekomandimin e specialistëve të kësaj fushe, por që mbi moshën 16 vjeçare duhet të ketë detyrimisht pëlqimin e prindit. Por që personat mbi moshën 18+ nuk i kërkohet pëlqimi i prindit.

“Nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2008. Së dyti, e lejon edhe ndërprerjen e shtatëzënisë edhe mbi 16 vjeç, por që duhet të ketë pëlqimin e prindit. Në rastin kur është mbi 18 vjeç, nuk kërkohet pëlqimi i prindit. Për ndërprerjen e shtatzënisë duhet së paku tri ditë para ndërprerjes, të vizitohet specialisti i fushës për konsultim. Madje kërkohet këshillimi me mjekun specialist”, shtoi Shefqeti.

 

Ndërsa, psikologja Atifete Syla ka folur për pasojat psikologjike që një abort ndikon në psikologjinë e shëndetit mendor.

Syla shtoi se pasojat janë “jashtëzakonisht të rënda” e të cilat mund të dërgojnë edhe te “depresioni”.

Ajo theksoi edhe çrregullimet që shkaktohen te gratë shtatzëna, para dhe pas lindjes. Madje ajo kërkoi që të jemi të kujdesshëm për rastin e vajzës 19-vjeçare, që dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm.

“Nuk e arsyetoj në asnjë formë abortin në këtë periudhë kohore. Nuk ka asnjë arsyeje valide si me ndërmarrë masa për këtë veprim, si shkaktar siguria apo diçka tjetër. Nuk e përkrahu abortin deri në momentin kur kemi arsyeje valide. Jam kundër lidhur me abort. Aborti ka pasoja jashtëzakonisht të rënda në shëndetin mendor, e sidomos me depresion. Por njëkohësisht edhe shtatzënitë, shumë gra ballafaqohen me çrregullime paranatale dhe pasnatale. Duhet të jemi të kujdesshëm për rastin e vajzës që ka kryer abortin. Nuk e kemi idenë e rrethanave që kanë ndikuar, një vepër e rëndë, por që ka qenë në një gjendje shumë të rëndë emocionale. Dhe duhet pasur kujdes se si i diskutojmë dhe gjykojmë rastin”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika