Të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë mbi 2 milionë euro, ndërsa të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë afër 1 milion euro, të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë mbi 700 mijë euro dhe më së paku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 280 mijë euro të hyra.
Kështu bëhet e ditur në raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2024 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Shpenzimet e VV-së kanë qenë mbi 1 milion euro, për PDK-në rreth 700 mijë euro, LDK-ja ka shpenzuar mbi 440 mijë euro dhe AAK-ja rreth 260 mijë euro.
“VV: të hyra 2,000,750 euro, shpenzime 1,384,154 euro. PDK: 951,483 euro të hyra, 717,543 euro shpenzime. LDK: 723,169 euro të hyra, shpenzime 431,824 euro. AAK: 723,169 euro të hyra, 431,824 euro shpenzime”, thuhet në raportet e KQZ-së.
Lista Serbe ka mbi 300 mijë euro të hyra dhe mbi 290 mijë euro shpenzime gjatë viti 2024.
Kurse, dy partitë që janë në koalicion me VV-në, Alternativa e Mimoza Kusarit-Lilës ka të hyra rreth 900 euro dhe shpenzime rreth 120 euro, kurse për Guxon e Faton Pecit nuk ka të dhëna.