Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të Ismail Kadaresë

Sot në Kosovë me vendim të presidentes Vjosa Osmani do të jetë ditë zie, në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili do të varroset gjatë ditës

Sot, më 3 korrik, është ditë zie në Kosovë, në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që vdiq dy ditë më parë.

Vendimi u mor të martën nga presidentja Vjosa Osmani.

Dita e zisë është shpallur për ditën kur do të bëhet varrimi i Kadaresë në Tiranë.

Gjatë ditës, me fillim prej orës 11:00, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së Kadaresë.

Presidentja Vjosa Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e pati dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht e shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Në Shqipëri janë shpallur dy ditë zie, e marta dhe e mërkura. Në orën 9 në mëngjes në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të nisin homazhet publike, për të vazhduar me ceremonitë tjera shtetërore të lamtumirës.

Mjeshtri i rrallë i fjalës së shkruar, pas një sulmi në zemër vdiq paraditen e së hënës. Ai ishte 88 vjeç. Prej gjigantit të letërsisë e deri te romancieri që ia zbuloi shqiptarët botës, qenë epitetet globale që mori pak pas vdekjes.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika