Kryetari, i Partisë Socia Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas miratimit të ligjit për pagën minimale, ku ky ligj i ka larguar veteranët e Ushtrisë Çlirimitare Kosovës(UÇK), nga rritja e pensioneve të tyre.
Molliqaj ka thënë se, votimi më 14 qershor është përçarës dhe thellsisht reaksionar, pasi sipas tij, qeveria i ka kundër pozicionuar punëtorët dhe veteranët e luftës.
“Veteranët qenkan pengesë për punëtorët dhe progresin. Një politikë e përgjegjshme sociale kërkon thurjen e elementeve përbashkuese drejt kohezionit social”, ka thënë Mulliqaj.
Ai është shprehur se konflikti qëndron tek “Veteranët janë pengesë, sindikatat përjashtohen prej vendimmarrjes. Me kompanitë shumë milionëshe e bankat mirë, o Zot, paskemi harmoni.”
Sa i përket pagës minimale, pas përpjekjeve për kontroll, sindikatat i kanë shpërfillur, ndërsa për pensionin e veteranëve nënçmuan shoqatat dhe përjashtuan veteranët ka thënë Molliqaj.
Molliqaj tha se ka edhe veteranë të rrejshëm, por nën këtë supozim i cili mbase është iu vërtetë, u përjashtuan të gjithë veteranët luftëtarë që janë shumicë në atë listë.
“Na u tha se lufta është meritë, dhe jo punë skemash sociale, por për meritën dhanë llafe goje, kurse pensionin e luftëtarëve e shkëputën nga minimumi jetik”, shtoi Molliqaj.
Sipas tij, për shtetin nuk përbëjnë kosto mbi 15 milionë të derdhura për polisat e sigurimit për diasporën, nuk përmenden kurrë as nuk janë pjesë e akuzës gjithë ata qytetarë që jetojnë jashtë e marrin pension jashtëligjshëm. Buxheti rëndohet nga UÇK-ja dhe “komandantët”.
Ndër të tjera Molliqaj ka shtuar se listat të cilat “janë të fryera” duhet pastruar ku sipas tij ky është arsyetim pa argument, sepse të njejtat lista përfitojnë pensionin prej 170 eurosh.
“Qeveria po na thotë se veteranët e rrejshëm mund t’i marrin 170, por jo 264 euro,” shtoi kryetari i Partisë Sociale Demokratike.