Në mbrëmjen e së martës, në hapësirat e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, u organizua një ndejë festive për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, e cila ka një kuptim të thellë në historinë e kombit amerikan.
Përmes një postimi në platformën X, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka treguar se si u festua kjo datë, duke paraqitur në sfond një vallëzim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me familjen e saj.
“Faleminderit ekipit të ambasadës dhe veçanërisht presidentes Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”, ka shkruar Hovenier në “X”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitete politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.
Në fjalën e tij, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se ata janë mbledhur për të festuar 4 korrikun e vitit 1776.
Hovenier ka deklaruar se është krenar që vendi i tij është themeluar në bazë të idesë se “të gjithë burrat dhe të gjithë gratë janë krijuar të barabartë” dhe se “midis këtyre të drejtave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.
Getting the party started at our Independence Day Reception yesterday! Thanks to the Embassy Team and especially to President Osmani @VjosaOsmaniPRKS and her family for joining us! pic.twitter.com/aoLgNI7ukL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 3, 2024