Një muaj paraburgim ndaj kadetit policor, dyshohet se tentoi ta dhunonte një të mitur

Gjykata Themelore e Prishtinës

Një kadet policor është arrestuar dje nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nën dyshimin se i njëjti ka tentuar ta dhunojë një të mitur.

Ndaj tij, sot, Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të dhunimit në tentativë, sipas njoftimit të Gjykatës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O. L., për shkak të veprës penale Dhunim në tentativë. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O. L. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”- thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kjo gjykatë ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është i nevojshëm për shkak që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se nëse i njëjti lihet në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”- thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

Pas një kërkese të KALLXO.com, IPK kishte konfirmuar rastin duke thënë se janë njoftuar nga policia lidhur me këtë rast, ndërsa menjëherë ekipi i hetuesve ishte drejtuar për në stacionin policor në Lipjan dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore.

“Pas prezantimit të gjetjeve të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale dhunim”- kishte thënë Inspektorati Policor i Kosovës për KALLXO.com.

Si pjesë e procedurës, IPK ka thënë se është njoftuar edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës.

Një vajzë e mitur, pasi ishte raportuar e zhdukur nga 30.06.2024, ishte paraqitur në stacion policor dhe kishte raportuar se është dhunuar nga një person, i cili siç mësoi KALLXO.com, është një kadet policor.

Tutje, KALLXO.com kishte mësuar se babai i cili kishte raportuar zhdukjen e vajzës së bashku me këtë të fundit janë paraqitur në polici dhe intervistuan vajzën në prezencë të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale./Kallxo.com

Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika