Anulohet Sunny Hill, nuk do të mbahet në Prishtinë

Me anë të një njoftimi nga themeluesi dhe organizatori i Sunny Hill, Dukagjin Lipa, ai ka bërë të ditur se SunnyHill nuk do të mbahet në qytetin e Prishtinës, e gjithë kjo si pasojë e Qeverisë

Sunny Hill Festival

Drejtori i Festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa përmes një postimi në Facebook është shprehur tejmase i zgjënjyer, pasi që përgjigjet për mbajtjen e festivalit janë vonuar.

Ai ka thënë se pas shumë pritjeve, tentimeve, lutjeve dhe kërkesave të plotëfuqishme atyre i’u doli një pengesë e që sipas tij është politikbërsit, ku ky festival për të rinjtë e Kosovës po ndalohet.

Lipa, përmes postimit iu është drejtuar të parëve të vendit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e gjithashtu edhe ministrave dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Nga mungesa e vendimit përfundimtar dhe përgjigjeve për dhënien e hapsirës për festivalin nga ana e MAPL-së, sipas Lipës, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill, nuk do të mbahet në qytetin e Prishtinës, e sipas këtij vendimi që është marrë, themeluesi është shprehur mjaftë i dëshpëruar.

Sipas Dukagjin Lipës, e gjithë koha ka qenë e pamjaftueshme për institucionet e vendit që të japin një vendim përfundimtar.

“Edhe pse jemi duke hyrë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare dhe finalizim të procesit për përcaktimin dhe dhënien e një hapësirë në shfrytëzim për masovizim të platformës së festivalit, për të krijuar një ekosistem të gjerë përfitues për interesat strategjike të shtetit tonë në mbarë botën, gjithë kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme për institucionet relevante për marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit Sunny Hill përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e një edicioni dinjitoz në Prishtinë.”

Sipas tij kërkesa e festivalit është politizuar dhe janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompetencat e MAPL-së mbi Komunën e Prishtinës.

“Është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë”, ka shkruar Lipa.

Ai ka kërkuar që të ketë mbështetjen e të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës për finalizimin sa më të shpejtë të procesit të dhënies së hapësirës në shfrytëzim, në mënyrë që Sunny Hill Festival 2023 në vitin e ardhshëm të vazhdojë të mbahet edhe në Prishtinë, qytet të cilit edhe i takon.

Ndërkaq Lipa ka shtuar se festivali Sunny Hill nuk ka nevojë për pronë publike por Prishtina ka nevojë për hapësirën e përformimit të rangut botëror.

“Në letrën dërguar tek MAPL, Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe Festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij.”

“Meqë Prishtina nuk e ka një hapësire të tillë, ne kemi shprehur gatishmërinë që hapësirën e ndarë nga Komuna e Prishtinës, (tokë djerrinë dhe e pa përdorshme sot) të kthejmë në një PARK PUBLIK, të qasshëm për të gjithë qytetarët, para dhe pas përdorimit për nevojat e festivalit dhe nën mbikqyrjen e organizatës Sunny Hill”, shtoi themeluesi i festivalit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika