Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thirrur për dëshmi dëshmitarin tjetër në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Sipas njoftimit të ZPS-së, ky dëshmitar ka përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Dëshmitari tjetër i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W04445, i cili do të dëshmojë përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe i afërmi i tij kanë përkrahur LDK-në. Më 1998, anëtarë të UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, kufoma e të cilit u gjet më vonë atë vit. Gjithashtu, në të njëjtin vit, dëshmitari u mbajt i ndaluar dhe u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, dëshmitari Bsilimi Zyrapi ende nuk e ka përfunduar dëshminë e tij dhe do të vazhdojë të hënën e 9 korrikut.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin tjetër të saj/Zyrapi do të vazhdojë më 8 korrik#ÇështjaThaçidhetëtjerët #DhomateSpecializuaratëKosovës
https://t.co/J5h3Ua4lL3— Dhomat e Specializuara të Kosovës (@Dhomat_e_Spec) July 4, 2024