Mushkolaj: Raportet e Kurtit me ShBA-në nuk janë në nivelin e duhur

Mushkolaj në “Debat Plus” u shpreh se kjo argumentohet edhe me mungesën e vizitave zyrtare në ShBA dhe të takimeve të rëndësishme

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e thekson se i ka raportet e mira me ShBA-në, por një gjë e tillë sipas tij nuk qëndron.

Mushkolaj në “Debat Plus” u shpreh se kjo argumentohet edhe me mungesën e vizitave zyrtare në ShBA dhe të takimeve të rëndëisshme.

“Kurti vazhdimisht e ka përsëritë që marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, por kanë dalë zyrtarë që e kanë demantu, që kanë tregu që raportet nuk janë të mira. Kjo mund të argumentohet me mungesë të takimeve të nivelit të lartë, vizitave zyrtare. Kjo është shenjë që raportet e Kurtit me ShBA-në nuk janë në nivelin e duhur. Me këtë absolutisht nuk pajtohem me qasjen e ka opozita, që e ka armën kryesore ta sulmojë Kurtin… ka plot material me u fokusu, por kjo kohë tri vjet e gjysmë na tregon se megjithatë qasja e Kurtit me ShBA-të, është formësu me idenë se ne jemi shtet sovran e i pavarur, dhe ne mund të bëjmë çfarë të duam brenda kufijve, me veprimet që i marrim, dhe në një formë që ShBA është partner dhe jo domosdosmërisht duhet me u dëgju, kështu la të nënkuptohej Kurti”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika