Njohësja e çështjeve politike, Ardita Dushi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se për fajin e tij, raportet me ShBA-në janë në pikën më të ulët ndonjëherë.
Dushi, në “Debat Plus”, tha se Kurti po e përdor temën e luftës, për të fituar vota.
“Raportet mes Kosovës dhe Amerikës, kurrë nuk kanë qenë në pikën më të dobët e të ulët. Besoj, kanë ra më herët në pikën më të ulët. Mesazhet e Hovenierit ishin të qarta për qeverinë, si për Asociacionin, si për sigurinë. Çështjen e sigurisë, ambasadori e tha se siguria mbrohet nga KFOR-i. E kuptova mesazh për Kurtin, që e përdor çështjen e luftës, është hambar për vota… I kemi disa kontradikta të Kurtit, për draftin, e ka pranu vetë si draft, ka thënë se e ka pranu, ka kërku nënshkrimin, tash e cilëson si non-paper”, tha ajo.