Spanja ka siguruar një vend në gjysmëfinale, pasi triumfoi ndaj Gjermanisë në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 2:1 pas vazhdimeve.
Ky sukses i rëndësishëm e dërgon Spanjën një hap më pranë trofeut, ndërsa Gjermania përshëndetet me turneun.
Golat për spanjollët i shënuan, Dani Olmo në fillim të pjesës së dytë dhe Mikel Merino në minutën e 118-të të vazhdimeve. Kurse, për Gjermaninë golin e vetëm e shënoi Florian Wirtz në minutën e 89-të.
🇪🇸 Spain are into the final 4!#EURO2024 | #ESPGER pic.twitter.com/zas6BBey0P
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 5, 2024
Lamine Yamal, i riu i Barcelonës ka arritur një rekord të Kampionatit Evropian të mbajtur nga Cesc Fabregas, David Silva dhe Dani Olmo. Sipas ‘OptaJose’, Yamal siguroi asistimin e tij të tretë në turne, më së shumti në një turne të vetëm Evropian nga një spanjoll.
4 – Lamine Yamal is the fourth #Spain player 🇪🇸 to make three assists in the same edition of an European Championship after Cesc Fàbregas (2008), David Silva (2012) and Dani Olmo (2021) – none with 4 – and more than any other nation (4 also from Netherlands). Golden.#EURO2024 pic.twitter.com/2j6KWKH2rF
— OptaJose (@OptaJose) July 5, 2024