Kurti: Adresa e njëjtë, por Klinika e Onkologjisë sot është krejt tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për përmirësimet/renovimet  në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, duke përfshirë pajisjen me akselerator të gjeneratës së fundit dhe sistemin laserik C-RAD, rritjen e kapacitetit të shtretërve dhe digjitalizimin e shërbimeve

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar përmirësimet që janë bërë në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se ndonëse adresa e klinikës mbetet e njëjtë, Klinika e Onkologjisë është transformuar në një institucion modern dhe të pajisur me teknologjinë më të fundit.

“Adresa e klinikës është e njëjtë, por Klinika e Onkologjisë sot është krejt tjetër.  Ajo është e pajisur me Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që krahas trajtimit më të mirë të sëmundjeve, ka eliminuar kohën e pritjes së pacientëve dhe tash të gjithë pacientët mund të marrin trajtim brenda vendit”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, klinika është pajisur me sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i cili është unik në rajon.

“Klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së tillë në rajon, përmes së cilit ofrohet siguri maksimale gjatë rrezatimit të pacientëve që i nënshtrohen radioterapisë në këtë klinikë. Për herë të parë, klinika është pajisur me klimatizim dhe digjitalizim të shërbimeve”.

Kurti ka theksuar se kapaciteti i shtretërve në klinikë është rritur ndjeshëm. Aktualisht, klinika ka 60 shtretër modernë, dhe pritet që së shpejti t’i shtohen edhe 50 të tjerë, duke e çuar numrin total të tyre në 110. Para dy muajve, sipas Kurtit, klinika kishte vetëm 45 shtretër.

“60 shtretërve modern së shpejti pritet t’i shtohen edhe 50 të tjerë për ta çuar në 110 numrin total të tyre, nga vetëm 45 sa ishin para dy muajve e për shumë vite rresht. Në të njëjtën kohë, po ofrohet falas vaksina HPV për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar për shkak se buxhetin për barna esenciale e kemi rritur për 150%.

Klinikë pas klinike. Javën tjetër radhën e ka Klinika e Urologjisë”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika