Bajrami për deklaratën e Mujës: Paga i është rritur kryeministrit e ministrave por jo qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së Armend Muja i cili tha se paga mesatare në Kosovë është rritur në 780 euro gjatë këtij viti duke i thënë se paga nuk i është rritur qytetarëve por kryeministrit, ministrave, këshilltarëve, asistentëve e shoferëve të tyre.

Deputetja e LDK-së deklaratën e Mujës po e konsideron si “gënjeshtër të radhës” nga pushteti.

“Kjo është farsë si vet qenia e partisë në pushtet. Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024? Pothuaj asnjë. Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm? Të gjithë. Paga në tri vitet e fundit i është rritë Kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro,  këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro, asistentëve dhe shoferëve të tyre. Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj. Ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe bashkpartiakët e tij”, ka shkruar Bajrami.

Tutje Bajrami ka thënë se qeveria u ka rritur fitimin disa kompanive që po marrin tenderë pa konkurrencë.

“Ndërsa fitimi u është rritë 900 kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë sekret, POR qytetarët janë varfëruar, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, këtë e thonë qytetarët që në baza ditore përballën me ushqim të me shtrenjtë, derivate me të shtrenjta, çmim të rrymës të dyfishuar e paga të zhvlerësuara nga inflacioni”, ka shkruar tutje Bajrami në Facebook.

Sipas Bajramit, qytetarëve pagat do t’u rriten vetëm me qeverisjen e LDK-së.

Ndryshe, sot, deputeti i VV-së, Armend Muja në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se paga mesatare është rritur në 780 euro gjatë këtij viti.

“Koeficienti i pagave, kur kemi ardhur ne paga mesatare në sektorin publik ka qenë kur jemi ardhur, mandati ka qenë 580, kurse në këtë vit paga mesatare është 780 euro. Një rritje mbi 30 për qind krahasuar me vitin 2019”, ka deklaruar Muja.

Muja: Paga mesatare në Kosovë është 780 euro, rritje mbi 30% krahasuar me vitin 2019

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika