Pasi që u konfirmua se Festivali Sunny Hill do të mbahet në Tiranë, pasi që institucionet në Kosovë vonuan që të japin leje për lokacionin e caktuar, kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar si lajm të mirë.
Nga mungesa e vendimit përfundimtar dhe përgjigjeve për dhënien e hapsirës për festivalin nga ana e MAPL-së, sipas themeluesit të Festivalit Dukagjin Lipa, edicioni i këtij viti i festivali Sunny Hill, nuk do të mbahet në qytetin e Prishtinës, por është zhvendosur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
“Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se nuk ka si Tirana.