AGK publikon rezultatet, Naile Dema – Selmani zgjedhet nënkryetare e Mehmet Krasniqi anëtar nga RTV Dukagjini

Drejtoresha e Informacionit në Radio Dukagjini, Naile Dema Selmani do të jetë nënkryetare ndërsa Mehmet Krasniqi, redaktor dhe gazetar në TV Dukagjini është zgjedhur anëtar i bordit të AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar rezultatet nga Kuvendi Zgjedhor që u mbajt sot për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës.

Anëtarët e AGK-së kanë rizgjedhur Xhemajl Rexhën si kryetar dhe përfaqësues të gazetarëve edhe për tri vjetët e ardhshme.

Ndërsa drejtoresha e Informacionit në Radio Dukagjini, Naile Dema Selmani do të jetë nënkryetare ndërsa Mehmet Krasniqi, redaktor dhe gazetar në TV Dukagjini është zgjedhur anëtar i bordit të AGK-së.

Anëtarët e tjerë të zgjedhur janë: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika