Deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia ‘trembin’ investitorët, Rafuna ka një kërkesë urgjente për liderët

Deklaratat e vazhdueshme të krerëve të shtetit tonë se Serbia po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po ndikojnë negativisht në aspektin ekonomik. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe liderët e vendit të jenë më të kujdesshëm siç thotë ai me mesazhet që po përçojnë tek përfaqësuesit e jashtëm. Këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, sipas tij po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend

Deklaratat e vazhdueshme të krerëve të shtetit tonë se Serbia po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po ndikojnë negativisht në aspektin ekonomik. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe liderët e vendit të jenë më të kujdesshëm siç thotë ai me mesazhet që po përçojnë tek përfaqësuesit e jashtëm.

Këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, sipas tij po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend.

Rafuna thotë se pavarësisht që temat me Serbinë janë të hapura, kjo çështje sipas tij nuk duhet të jetë pengesë që shteti të punojë më shumë për të sjellë investime të huaja në Kosovë dhe për të dëshmuar që vendi është shtet stabil dhe miqësor.

Kreu i OEK-ut, Rafuna në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe ka kërkuar të thellohet edhe më shumë.

Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit, Rafuna vlerëson se përfaqësuesit e shtetit duhet të përçojnë sa më shumë mesazhe pozitive që Kosova është vend i qetë dhe stabil i të berit biznes.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik me Tiranën, Rafuna thotë se propozimi i OEK-ut është që në kufirin Kosovë-Shqipëri të kalohet me një sistem unik të vlerës së shtuar dhe malli të mos i nënshtrohet procedurave doganore.

Rafuna rithekson se me liberalizimin e vizave ka rënë edhe qarkullimi i bizneseve.

Megjithatë, ai thotë se pavarësisht liberalizimit, pritjet janë që të ketë një fluks të diasporës dhe në këtë drejtim të shtohet qarkullimi financiar te bizneset.

Duke folur për sfidat e bizneseve, Rafuna uron që të ndryshojë qasja e qeverisë karshi sektorit privat, dhe në çdo vendim që prek bizneset të kërkohet edhe opinioni i tyre.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika