Hyseni: Qeveria i ka sakrifikuar edhe veteranët e vërtetë

Sipas Zgjim Hysenit, çdo shkëputje nga paga minimale është nën minimumin e mundësive. Ndërsa, ai ka thënë se edhe veteranët e rrejshëm që marrin nga 170 euro nuk duhet të shikohen vetëm nga dimensioni i ligjit por edhe në aspektin social si kategori e varfër e shoqërisë

Zgjim Hyseni nga PSD

Anëtari nga Partia Social Demokrate, Zgjim Hyseni, ka treguar arsyet ku duhet të jetë niveli i pagës minimale, e sipas tij, është “ një llogaritje e kalorive së mundësive për shëndetësi, e krejt të tjerave që nën këtë minimum nuk duhet të bjerë”.

Hyseni ka shtuar se ai pajtohet që duhet të ketë pastrim të listave, por kjo çështje sipas tij, nuk duhet të shikohet vetëm në dimensionin ligjor, po përtej kësaj, kjo duhet të shikohet edhe në aspektin social.

“Qeveria i ka sakrifikuar edhe veteranët e vërtetë”, ka theksuar ai.

“Veteranët e rrejshëm që dëshirojnë t’i marrin 170 euro, duhet të shihen si kategori shoqërore e varfër, dhe unë 100 herë u’a bëjë hallall kësaj kategorie, pasi që qeveria Kurti 2 ka ardhur si e majtë edhe asnjë cent nuk u’a ka rritur taksat kompanive milionëshe”, ka thënë Hyseni në emisionin Debat Plus, me Ermal Pandurin.

Sipas tij, kjo për të është korrupsion ideologjik, që e ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje(VV).

Tutje, Hyseni ka konstatuar se më shumë se gjysma e 37 mijë veteranëve janë të vërtetë.

Ndërkohë ai ka shtuar se “Qeveria po e lejon korrupsionin me 170 euro, por me 266 euro nuk bën, e kjo është kontradiktore”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë Hyseni ka vazhduar duke e komentuar sjelljen e Qeverisë Kurti 2 duke thënë ”se mënyra se si është sjellë qeveria Kurti 2 është një prej sjelljeve të qeverive autoritare”.

“Një qeveri demokratike e ruan dialogun social, përfaqësimet e ndërmjetësimet e pjesëmarrësve” , ka theksuar ai.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet pagës minimale kishte tentuar që t’i fus sindikatat nën kontrollin e tij, duke i’u thënë që ju duhet të ndërroheni.

Hyseni ka folur lidhur me deklarimet e e pasurisë së pushtetarëve, ku ky i fundit ka vërejtur një fenomen që është duke ndodhur nga mazhoranca.

Tutje ai ka thënë se në emër të luftës anti-korrupsion ka nisur një borgjezi e re e pastër kinse janë duke blerë banesa me kursimet e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika