Të majtit mundën ekstremin e djathtë në Francë; Franca hyn në një pasiguri politike

Një aleancë e krahut të majtë ka fituar shumicën e vendeve në parlamentin francez, duke parandaluar partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen nga fitimi i pushtetit. Megjithatë, situata mbetet e paqartë, pasi asnjë parti nuk arriti të fitojë shumicën absolute

Në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, një aleancë e krahut të majtë ka fituar shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, duke ndaluar partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen nga fitimi i pushtetit.

Megjithatë, situata mbetet e paqartë, pasi asnjë parti nuk arriti të fitojë shumicën absolute.

Presidenti Emmanuel Macron, me tri vjet të mbetura nga mandati i tij, do të përballet me një parlament të paqëndrueshëm dhe të ndarë. Kjo situatë e vendos Francën në një gjendje politike të paqartë dhe me probleme brenda dhe jashtë vendit.

Rezultatet e zgjedhjeve:

Fronti i Ri Popullor, një koalicion i partive të majta duke përfshirë “France Unbowed” partinë e ekstremit të majtë, socialistët dhe ekologët, fitoi 182 vende në Asamblenë Kombëtare.

Aleanca e Macron fitoi 163 vende, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) e Marine Le Pen dhe aleatët e saj fituan 143 vende. Fronti i Ri Popullor u bë grupi më i madh në parlament, po nuk arriti të sigurojë shumicën absolute prej 289 vendesh.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë një dëshirë të madhe të votuesve francezë për të mbajtur të djathtën ekstreme nga pushteti, edhe në koston e një parlamenti të paqëndrueshëm.

Fitoret e RN në raundin e parë ngjallën frikën se Franca mund të kishte qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore, por rezultatet përfundimtare i hoqën këto shqetësime.

Në Paris, mbështetësit e partive të majta festuan pas rezultateve të parashikuara. Jean-Luc Mélenchon, udhëheqësi i “France Unbowed”, siç shkruan CNN, e quajti rezultatin një “lehtësim të madh” për shumicën e njerëzve në vend.

Ndërkohë, Jordan Bardella, udhëheqësi i RN, tha se Franca është futur në “pasiguri dhe paqëndrueshmëri”.

Kryeministri i ri?

Kryeministri Gabriel Attal, një i mbrojtur i Macron, njoftoi dorëheqjen e tij të hënën në mëngjes. Ende nuk është e qartë se kush do të jetë pasuesi i tij. Rezultatet e zgjedhjeve e vendosin Macron përballë mundësisë së emërimit të një figure nga koalicioni i krahut të majtë, një marrëveshje e njohur si “bashkëjetesë”. Megjithatë, figurat në partinë e Macron kanë thënë se do të refuzonin të punonin me “France Unbowed”, duke e quajtur atë po aq ekstremiste sa RN.

Në një deklaratë të shkurtër, nga presidenca franceze njoftuan se Macron është në pritje të rezultateve të plota të të gjitha 577 zonave zgjedhore përpara se të marrë vendimet e nevojshme. Presidenti premtoi se do të sigurojë që zgjedhja sovrane e popullit francez të respektohet.

Edouard Philippe, ish-kryeministri i Francës dhe një aleat i Macron, tha se përpjekja e presidentit për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme kishte sjellë “paqartësi të madhe”. Ai theksoi se asnjë bllok politik në kuvend nuk ka shumicën e vet për të qeverisur dhe bëri thirrje për krijimin e një marrëveshjeje për të stabilizuar situatën politike.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika