Një vetaksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën Zubin Potok – Bërnjak, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, vetura e drejtuar nga i dyshuari, shtetas i Serbisë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.