Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla: Kapja e tij, çështje orësh apo ditësh

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur rreth arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu i Smrekovnicës së Vushtrrisë.

Ai në një konferencë për media në Qafë Morinë ka paralajmëruar se kapja e Faton Hajrizit, është çështje orësh apo ditësh.

“Tashmë policia ka bërë angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotëni, në qoftë arratisjen apo vendndodhjen e tij dhe arrestimin shumë të shpejtë… Policia po punon unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate. Ju po i shihni rezultate e policisë për çdo ditë që të kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, edhe veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, është çështje orësh apo ditësh”, ka thënë Sveçla.

Faton Hajrizi, i burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, u arratis të shtunën e kaluar nga burgu dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për këtë çështje janë suspenduar dy oficerë.

Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus në vitin 2000, kur ai ishte rreth 15-vjeç. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burgim./KP

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika