Faton Hajrizi kishte një herë më shumë dënim sesa lejohet transferimi në Smrekonicë

Dy ditë pasi u arratis nga Burgu i Smrekonicës, është lajmëruar Faton Hajrizi. Policia e Kosovës, nuk ka dhënë një përgjigje nëse janë në dijeni për vendndodhjen e tij. Shërbimi Korrektues, është mundur të arsyetoj vendimin e vet pse e kishte transferuar në qendër korrektuese të tipit të hapur, ani se në Smrekonicë dënimin e vuajnë vetëm persona për krime më të lehta dhe maksimum deri në tri vjet të dënimit të mbetur

Faton Hajrizi

Një herë më shumë dënim të mbetur kishte Faton Hajrizi sesa të burgosurit që lejohen të qëndrojnë në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur në Smrekonicë.

“Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion korrektues i tipit të hapur (burg i tipit të hapur), me kapacitet prej 200 të dënuarve, ku bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale – dënimeve deri në tri (3) vite”, thuhet në uebfaqen e këtij institucioni.

Por, kjo duket se nuk është marr parasysh kur Shërbimi Korrektues vendosi që të dënuarin që i kishin mbetur edhe më shumë se 7 vjet dënim, ta zhvendos nga Dubrava në Smrekonicë.

Pos kësaj, Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgje të ndryshme edhe 8 herë më parë derisa është i dënuar rreth 27 vjet burgim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është arsyetuar se vendimin për transferim e mori bazuar në sjelljen e tij, përfshirë përfundimin e shkollimit të mesëm të lartë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F.H ka qenë larguar disa herë në të kaluarën nga institucionet korrektuese. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur sjellje të mira dhe ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak. Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ai ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative. Bazuar në këto sjellje, ai ka kaluar në trajtim të avancuar dhe ka realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë institucionit korrektues. I dënuari kishte kërkuar transferim në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, dhe bazuar në raportet profesionale, ai ka treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit,” thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Pos që ka ikur e ende nuk është kapur nga Policia, Hajrizi edhe është paraqitur të dielën në mbrëmje në një video në Tik Tok, ku ai thotë se i ka arsyet e tij pse ka vendosur të ik.

“I falënderoj shumë përkrahësit e mi, edhe ata që bëjnë kritika ju përgjigjna pozitivisht. Nuk jam ai që policia e pasqyron. Unë jam Faton Hajrizi i cili si 14 vjeçar ka qenë në luftë. Unë jam Faton Hajrizi që kam vepruar në veri 2006-2007 për të mirën e këtij vendi. Nuk është normale unë me i mbajt 23 vite burg, 15 vjeçar kam rënë në burg e 40 vjeçar jam sot. Me ardh mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më më thanë mu çu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse me m’provoku ai mua.”

Pas publikimit të videos, televizioni Dukagjini ka pyetur Policinë nëse e kanë lokalizuar Hajrizin, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Ish-drejtori Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, e vlerëson të gabuar transferimin e Faton Hajrizit, në Smrekonicë.

“Pasi ka ende ato qëndrime me u largu, me ik prej burgut, nuk është dashtë me ardh në Smrekonicë fare. Është me mbetë në burgun Sigurisë së Lartë apo në Dubravë, apo në qendra tjera të paraburgimit. Por shiko kush ka vendos nuk e di, po aty është përgjegjësi që e kanë sjell,” ka thënë Zogaj.

Për këtë rast, janë suspenduar dy zyrtarë në burgun e Smrekonicës, të cilët nuk e kishin vërejtur deri në mëngjes se ai kishte ikur qysh pas mesnate.

Faton Hajrizaj, deri tani ka mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit për vrasjen e një ushtari rus.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika